Serbia i përgjigjet Kuçit: S`na ndaloni dot hyrjen në Kosovë
Menjëherë pas deklaratave të zv. kryeministrit Hajredin Kuçi, se nuk do të lejohet më në Kosovë Presidenti i Serbisë Boris Tadiç pas vizitës në Deçan dhe fjalimeve politike, ka reaguar Serbia zyrtare. Prishtina zyrtare nuk mund të ndalojë zyrtarët shtetërorë të Serbisë të vizitojnë Kosovën, ky është qëndrimi i Beogradit i cili është pasqyruar sot në mediat kosovare.
Sipas tyre, zyrtarët e Beogradit këtë deklaratë të Kuçit e interpretojnë si marketing të Prishtinës për përdorim të brendshëm.
Mediat kosovare i janë referuar deklaratës së ministrit serb të Mbrojtjes, Dragan Shutanovac, sipas së cilit mesazhet e Prishtinës jo vetëm që nuk i kontribuojnë dialogut të dy palëve, por edhe cënojnë lirinë e qytetarëve dhe komplikojnë jetën në Kosovë.