E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jensen Uroj status kete vit

E marte 10 Janar 2012 1312

Presidenti Topi me ambasadorin e Danimarkes Karsten Ankjaer Jensen Presidenti Bamir Topi priti ne zyren e tij ambasadorin danez Karsten Jensen vendi i te cilit mban qe nga 1 janari i ketij viti presidencen e Bashkimit Evropian. Kryetari i shtetit tha se objektivi yne eshte pershpejtimi i procesit te integrimit duke shpresuar ne marrjen e statusit te vendit kandidat brenda ketij viti.

Zoti Topi theksoi se ishte i vetedijshem se nje nder kriteret kryesore mbetej dialogu politik. Objektivi yne eshte pershpejtimi i procesit te integrimit te plote te Shqiperise dhe ne shpresojme ne marrjen e statusit te vendit kandidat per ne Bashkimin Evropian brenda ketij viti pasi te kemi plotesuar kriteret e duhura ku me kryesori eshte dialogu dhe bashkepunimi politik institucional theksoi Presidenti Topi. Ambasadori i Mbreterise se Danimarkes u shpreh se Shqiperia duhet ta meritoje statusin e vendit kandidat. Zoti Jensen pohoi se do te ishte mire nese statusi do te fitohej ne vitin e njeqindte te pavaresise se vendit. Mbreteria e Danimarkes do te vazhdoje te mbeshtese vendin tuaj ne perpjekjet per anetaresim ne Bashkimin Evropian duke uruar qe Shqiperia te arrije ta marre e ta meritoje statusin e vendit kandidat dhe do te ishte nje gje shume e mire sikur kjo te ndodhte ne kete vit te njeqindte te pavaresise se saj.ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›