E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita ndryshim sistemit zgjedhor

E marte 10 Janar 2012 1728

PRE ZOGAJPartia socialiste dhe aleatet e saj po unifikojne qendrimet e tyre per ndryshimin e sistemit elektoral nga proporcional rajonal ne proporcional kombetar.

Gjate takimit ne seline roze mes kreut socialist Rama dhe drejtuesit e partive aleate eshte rene dakord qe opozita te kerkoje ne komisionin e reformes ndryshim te sistemit zgjedhor ndonese mazhoranca eshte shprehur kunder. Pas takimit qe zgjati me shume se 2 ore Prec Zogaj nenvizoi se kjo kerkese nuk perben nje kusht per te bllokuar reformen zgjedhore por per ta cuar perpara ate. Ndryshimi i sistemit do te jete pjese e nje platforme me kater pika qe PS bashke me aleatet do ta paraqese ne komision. Ne te parin takim te Rames me aleatet per vitin 2012 nuk eshte diskutuar per ceshtjen e presidentit dhe as per krijimin e nje konfederate te majte nga tre parti aleate te PS. Nderkohe nje pjese e diskutimit eshte fokusuar edhe tek nje platforme pune mbi reformat e rendesishme si ajo e prones apo zhvillimit ekonomik. Ne takim merrnin pjese Gjinushi Zogaj Milo Koci e Ndoka ndersa mungoi Vangjel Dule.ShareTweet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›