Thoma Deliana Kur isha minister i Arsimit Enver Hoxha me pergjoi biseden sekrete qe bera me Abdyl Kellezin

Pas asaj bisede qe guxuam te benim ne shtepine e Kellezit u detyruam te perballeshim me shperthimin e Enverit
Njeriu mit i arsimit shqiptar tregon ditet e shkelqimit te pushtetit te tij. Gracka e krijuar nga Enver Hoxha i cili i pergjoi biseden konfidenciale ku kritikonte perplasjen me Kinen...
Ate dite kam qene ne Korce per te inauguruar shkollen e pare shqipe pas nje rikonstruktimi te plote qe i kishim bere godines se saj. Ne ate kohe me kerkon urgjent ne telefon Mehmet Shehu. Ai me tha personalisht se me priste menjehere ne zyren e tij. Kur shkova me komunikon se isha emeruar ne detyren e ministrit te Arsimit dhe Kultures.
Une si minister Arsimi kisha ne duar jo vetem dhjetera por qindra adresa nga i gjithe vendi dhe me dermonte fakti kur konstatoja dhjetera raste femijesh te zgjuar dhe qe nuk iu kishin dhene bursa neper fshatrat apo lagjet e tyre.
Rrezimin tim e mendoj se e kam pasur nga popullariteti qe kisha krijuar. Edhe vete nuk di si ta shpjegoj gjithe ate popullaritet.
Nga menyra si mu popullarizua ajo dite e 50-vjetorit si nje dite e shenuar e jetes sime kam krijuar idene se ka lindur njefare smire mes njerezve me te larte te nomenklatures.
Ne ate kohe nuk ma kishte marre ndonjehere mendja qe do te shpallesha armik pasi per punen qe beja dhe perkushtimin tim ne detyre kisha arritur te isha i preferuar jo vetem i njerezve te zakonshem dhe i vartesve te mi ne te gjithe Shqiperine por edhe i te gjithe nomenklatures.
Hyrje
Detyra e Thoma Delianes si zevendesminister i Arsimit dhe i Kultures. Therritja urgjente nga Mehmet Shehu kur ndodhej me sherbim ne Korce dhe emerimi i menjehershem ne krye te Ministrise se Arsimit. Jeta e gjate ne krye te asaj ministrie deri sa per 16 vjet arriti te kishte nje popullaritet te jashtezakonshem aq sa krijoi xhelozin e paperballueshme te nomenklatures me te larte te shtetit gje qe do ti kushtonte shume. Ishte dita e 50 vjetorit te tija ajo qe evidentoi te gjithe popullaritetin dhe shkelqimin e Thoma Delianes gje qe do shenonte edhe hakmarrjen e smires se njerezve me te fuqishem te shtetit. Kjo hakmarrje do te perforcohej dhe shtohej edhe nga pergjimi i nje bisede teper sekrete qe kishte bere me Abdyl Kellezin por qe kishte te bente me kritikat per Enverin i cili kishte guxuar te perplasej me Kinen.
Keto dhe te tjera detaje te kesaj natyre interesante do te mesohen nga lexuesi i standard ne kete pjese te gjashte te rrefimit te vete protagonistit kryesor Thoma Delianes.
Zoti Deliana jeni njohur ne memorien e njerezve si minister historik i Arsimit shqiptar. Kur filloi karriera juaj ne kete drejtim
Ne vitin 1961 une largohem nga detyra e Sekretarit te Pare te Elbasanit dhe emerohem zevendesminister i pare i Arsimit dhe Kultures. Minister ishte Manush Myftiu.
Tre vjet me mbrapa pra ne vitin 1964 une u bera minister ne ate ministri.
Mund te na tregoni momentin e emerimit
Ate dite kam qene ne Korce per te inauguruar shkollen e pare shqipe pas nje rikonstruktimi te plote qe i kishim bere godines se saj. Ne ate kohe me kerkon urgjent ne telefon Mehmet Shehu. Ai me tha personalisht se me priste menjehere ne Zyren e tij. Kur shkova me komunikon se isha emeruar ne detyren e ministrit te Arsimit dhe Kultures. Duhet te keni parasysh se ishte pikerisht ajo ministri qe evidentonte me mire luften e klasave qe behej ne vend. Kjo shikohej qarte te te drejtat e studimit qe merrte njeri apo tjetri femije ne te gjithe Shqiperine. Une kisha ne duar jo vetem dhjetera por qindra adresa nga i gjithe vendi dhe me dermonte fakti kur konstatoja dhjetera raste femijesh te zgjuar dhe qe nuk ju kishin dhene bursa neper fshatrat apo lagjet e tyre.
Ju sigurisht keni kontribuar qe keto raste te riparoheshin
Ato ishin me dhjetera e me qindra dhe une nuk mund ti arrija te gjitha. Duhej te ishte ne sistem proces rikuperimi dhe josporadik. Kjo gje me dhimbte. Pasi ne ate kohe dilnin probleme te tilla vetem per faktin sepse ishte futur si rregull qe te drejtat e studimit nuk i jepnin grupet e specialisteve qe ishin ne institucionet arsimore por i ndanin keshillat e lagjeve dhe te fshatrave. Keta kishin porosira qe te shikonin qe nga biografite politike te familjeve fisit e me tej si dhe probleme te tjera te kesaj natyre.
Mund te flasesh per ndonje rast konkret
Shembuj te kesaj natyre nuk numerohen. Une mund te kujtoj vetem njerin. Ndermjet letrave te shumta qe une merrja nga populli me ka ardhur edhe nje leter kolektive nga Vlora ne te cilen kishin firmosur plot 80 vete. Ata ankoheshin se ne menyre teper te padrejte nuk u ishte dhene e drejta e studimit per te vazhduar shkollen e larte. Ishte nje situate jo e kendshme pasi flitej jo pak por per tetedhjete raste ankesash. Nuk kisha si beja por u nisa vet per ne Vlore. I degjova nje per nje te gjithe. Me te shumtit kishin shume te drejte. Une u dhashe te drejta studimi deri ne 50 prej tyre. Nuk kisha mundesi me shume.
Ku konsistoi puna juaj si minister Cfare ju ka mbetur juve ne mendje
Ne ate vit u be regjistrimi i gjithe popullsise se vendit dhe u evidentuan disa te dhena identiteti te tyre. Nga ai regjistrim u konstatua se kishte shume analfabete. Atehere para nesh si dikaster doli nje detyre e madhe ne drejtim te luftes kunder analfabetizmit. Per kete jane ne dijeni te gjithe per faktin se ne ate kohe u hapen ne mase kurset kunder analfabetizmit. Ne cdo fshat lagje apo dhe njesi me te vogel u ngriten kurset apo grupet e punes qe filluan mesimet intensive ne drejtim te zhdukjes se analfabetizmit.
Vec kesaj ne arritem qe ne te kater anet e Shqiperise te ndertonim dhjetera e dhjetera shkolla te reja.
Per te arritur suksesin e kerkuar ne kete drejtim bera perpjekje te medha per te rritur buxhetin vjetor te ministrise qe drejtoja. Mund te them se pas shume analizash dhe argumentimesh qe i beja udheheqjes me te larte te shtetit arrita qe nga 7 te buxhetit te shtetit qe merrte ne vit si plan vjetor ministria ne kohen qe une mora detyren e ministrit. arrita ta coja kete shifer ne 13.
Madje arritem qe si ministri te perdornim me shume se cdo dikaster nga buxheti i pergjithshem i shtetit. Kjo per ne donte te thoshte qe ministria e arsimit u vu ne qender te vemendjes te te gjitha strukturave te shtetit. Vetem keshtu ne do te arrinim qe te ngrinim intelektualet e ardhshem te vendit.
Tjeter mund te permend qe ne ate kohe me shume mundim futem arsimin 8- vjecar si arsim te detyrueshem ne te gjithe shkollat e republikes. Vec kesaj realizuam regjistrimin e te gjithe femijeve ne shkolla pasi kishte shume te paregjistruar. Per te mos permendur me tej te gjitha sa jane bere por ato me pikantet ku calonte rende shkolla shqiptare mund te them si perfundim se ne arritem ta vinim ne vije arsimin ne te gjithe vendin i cili qe nga ajo kohe mori permasa dhe eci ne menyre te dukshme me progresin e tij te vazhdueshem.
U bene te vijueshme masat qe ju moret per momentin qe flisni
Per te realizuar ato qe ndermorem ne e filluam nje here nga infrastruktura fizike e institucioneve arsimore ne te gjithe Shqiperine. Duhet te keni parasysh qe kemi pasur zona shume te thella si ne veri ashtu edhe ne jug ku femijet nuk kishin mundesi te arrinin shkollat megjithese ato mund te ishin ndertuar edhe afer shtepive te tyre. Mjafton te mungonte nje ure ne perroin qe te conte te shkolla dhe ngeleshin analfabete dhjetera femije qe ishin ne njerin krah te perroit. Jua them kete gje per tju qartesuar se masat qe morem nuk ishin thjesht masa qe mjaftonin te vendoseshin ne leter por kerkonin shpenzime tensione nerva dhe organizime ne shkalle te gjere.
Per te kapercyer keto probleme ne dukje te thjeshta arritem qe me fondet e vete ministrise sone te ndertonim me dhjetera ura qe lidhnin deri edhe lagjet e fshatrave apo dhe brenda lagjeve te tyre vetem e vetem te mos rrezikonim jetet e femijeve. E them kete se kishte me dhjetera raste qe mesonim se femijet mbyteshin ne perrenj apo ne lumenj ndersa i kalonin ato kur shkonin per ne shkolla. Ishte gjendje mizerable ne shume krahina aq sa mungonin edhe pasarelat mbi perrenj te thelle duke i detyruar femijet te kalonin ne plot rreziqe ne shira dhe ne suferina. Vec kesaj per femijet qe ishin disi larg pavaresisht se mund te ishin brenda nje krahine apo zone ne arritem te ndertonim konvikte provizore te cilat funksiononin vetem periudhen e shkolles dhe qe sherbenin per tu mundesuar femijeve qe ne shtepi te shkonin vetem nje here ne jave.
Por ne nuk kemi lene ambiciet tona edhe ne drejtim te permiresimit te programeve shkollore per te cilat mund te them se ishim shume te predispozuar.
Deri ne cfare viti keni qene minister i Arsimit dhe i Kultures
Kam qene deri ne vitin 1975. Por rrezimin mendoj se e kam pasur nga popullariteti qe kisha krijuar. Edhe vete nuk di si ta shpjegoj gjithe ate popullaritet. Pa dashur te mburrem une mund te them vetem nje gje qe punoja me ndergjegje perkushtim dhe pa arrogance. Vetem per keto cilesi arrita te kisha miq ne te gjithe Shqiperine. Une dija te isha i predispozuar per njeriun me halle dhe ta vija ne vesh arsyetimin e tij. Mundohesha me sa te mundja qe te beja mire per kedo qe te me vinte te me kerkonte dicka apo te me shfaqte nje ankese. Kjo beri qe te isha i preferuar para te gjithe njerezve aq sa te gjithe po e tregonin me zjarr simpatine qe kishin per mua. Kete e shikoja ne cdo pervjetor te ditelindjes sime. Ne ate kohe nuk ma kishte marre ndonjehere mendja qe do te shpallesha armik pasi per punen qe beja dhe perkushtimin tim ne detyre kisha arritur te isha i preferuar jo vetem i njerezve te zakonshem dhe i vartesve te mi ne te gjithe Shqiperine por edhe i te gjithe nomenklatures. Per kete mund te te tregoj se per cdo pese vjet une dekorohesha nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.
Sipas jush kush mund te kete qene shkaku i rrezimit tuaj nga maja e piramides se shtetit
Mendoj se me rrezoi popullariteti qe une kisha fituar deri ne vitin 1974 i cili u duk qarte pikerisht ne diten e 50-vjetorit tim. Ajo dite me ka shkaktuar shume emocione dhe nuk do te shlyhet ndonjehere ne jeten time deri sa te mbyll perfundimisht syte. Ishin dhjetera e dhjetera shok e miq nga te kater anet e Shqiperise qe ate dite rendnin per te me uruar ditelindjen. Dhjetera e dhjetera telefonata e telegrame urimi trokisnin ne cdo cast ne shtepine time. Vec kesaj u emocionova akoma me shume kur nga te gjithe rrethet e Shqiperise kishin ardhur grupe qe perfaqesonin institucionet arsimore te rretheve te tyre per te me bere vizite dhe ku te me transmetonin urimet e tyre ne emer te kolektivave qe perfaqesonin.
Sigurisht qe ju erdhen edhe autoritete me te larat te shtetit
Natyrisht qe erdhen. Vetem Enver Hoxha nuk erdhi pasi ne ato momente ishte i semure por gjithsesi ai dergoi Nexhmien per te me uruar. Erdhi Mehmeti Hysniu etj. Qe te mos i permend te gjithe po te them qe erdhi e gjithe byroja dhe qeveria madje gjithkush erdhi jo vetem por familjarisht.
Nga menyra si mu popullarizua ajo dite e shenuar e jetes sime kam krijuar idene se ka lindur njefare smire mes njerezve me te larte te nomenklatures.
E konstatuat nje gje te tille
Them se munda te nuhas dicka. Mbaj mend qe ndersa dilte Hysniu nga shtepia dhe une po e shoqeroja deri jashte shkalleve te viles te cilen e kisha shume afer me ate te Enver Hoxhes ai pa qe nga dera rreshtin e gjate te njerezve qe vinin ne drejtim te shtepise sime. Ishin grupe qe kishin ardhur nga rrethet. Ne kete moment Hysniu pyeti se cfare ishin gjithe keta njerez. Une natyrisht i thash se ishin vizitor te rastit qe vinin ne emer te kolektivave te arsimit per te me sjelle urimet megjithese une njihja shume pak prej tyre personalisht. Nuk e di por me duket se te ai u krijua njefare smire. Nuk mund te them me shume.
Por mbaj mend qe si per koincidence edhe gruaja ne ato momente me ka thene se mos na ndodh ndo nje gje e keqe nga gjithe kjo gje qe po behet ne kete dite sa se kishim menduar kurre. Sit e mos mjaftonte ajo qe ndodhte disa nga anetaret e udheheqjes me te larte si Mehmet Shehu apo dhe ndo nje tjeter qe kishin ardhur pak ne shtepine time u cuditen jo pak me biblioteken time. Ajo kishte jo pak por disa mije libra aq sa nuk mungonte as nje liber i preferuar per kohen. Ne te kisha deri edhe ekzemplare teper te rralle te botimeve me vlere boterore. Mehmeti e shprehu hapur cudine e tij qe po ndeshte nje biblioteke te tille.
Ju u trembet nga smira
Te them te drejten u tremba pasi edhe une nuk e kisha menduar se do te me behej nje nderim aq i madh nga perfaqesues te te gjithe popullit madje ne te gjithe Shqiperine. Smira eshte njera ane por une them se gjithcka per fatin tim te keq e ka vulosur ajo qe une kam thene ne nje bisede teper delikate ne zyren e Abdyl Kellezit por qe mendoj se mund te jete incizuar nga pergjuesit qe sigurimi kishte vene ne zyren e tij.
Pse si ishte puna e bisedes me Abdyl Kellezin
Kisha shkuar te Abdyli ne nje prej atyre diteve kur diskutohej planizimi i buxhetit te shtetit per vitin ne vazhdim Ai ishte kryetar i Komisionit te Planit te Shtetit dhe une do te bisedoja per planin financiar te ministrise se arsimit.
Abdyli me tha se edhe kete vit do te me ndihmonte qe ministria qe drejtoja te merrte ate sasi buxheti qe kishte marre me pare pra 13 te buxhetit te shtetit por duhej te mblidhnim mendjen se punet po shkonin shume keq. Kur pa qe une nuk po e kuptoja se ku e kishte fjalen u cua ne kembe mbylli deren dhe u ul ne vendin e tij ku ishte me pare duke me lene nderkohe te kuptoja se duhet te degjoja me vemendje se do te me tregohej dicka shume sekrete. Ashtu bera. U perqendrova i gjithi drejt Abdylit i cili filloi te fliste. Enveri Hysniu dhe Mehmeti - tha ai - kane bere nje leter pa pyetur fare Byrone dhe kane kritikuar rende udheheqjen e Kines per faktin e takimit qe kane bere me liderin amerikan. Pastaj letren ja kane dhene ambasadorit tone ne Pekin Xhorxh Robos i cili ja paraqiti Cu En Lai. Ne kete kohe qe Cu En Lai ka marre letren e Enver Hoxhes dhe ka pare se cfare shkruhej ne te ai menjehere para syve te ambasadorit tone Rombo e hodhi letren ne koshin e plehrave qe kishte ne cepin e tavolines se punes. Kjo do te thoshte se situata per sa i perkiste marredhenieve politike dhe sidomos atyre ekonomike mes dy vendeve tona nuk do te ishte me ajo qe kishte qene me pare.
Si e pritet juve kete informacion
Te them te drejten u trondita pasi une e dija se cfare ndikimi kishte Kina ne ekonomine tone. Ne kishim lidhur shumicen e kontratave per eksport importet me te mbi bazen e te cilave mbeshtesnim absolutisht realizimin e planeve pesevjecare. Nga kjo qe mesova kuptova se do te kishte renie te theksuar te treguesve ekonomike ne vend gje qe do te reflektohej ne menyre te menjehershme ne cdo familje shqiptare.
Mbaj mend se ne ato momente i kam thene Abdylit Ore Abdyl perse nuk lidhemi dhe ne me perendimin. Do te kemi shume favore ne ekonomine tone. Perse duhet te tregohemi kaq strikt me parimet qe na demtojne te ardhurat per fryme. Une them se ne nuk duhet te lozim vetem me parime por te shohim me shume interesin e vendit dhe te popullit. Dhe ky interes ne keto momente eshte te lidhemi me perendimin pasi vetem ne kete rast nuk do te ndihet distancimi me Kinen. Ku e di une se cfare do te behet tha ai teper i shqetesuar.
Vijon