E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenton të grabisë banesën, kapet 17-vjeçari

Një person i armatosur ka tentuar të grabisë banesën e një të moshuare në qytetin e Korçës, por shumë shpejt është pikasur nga policia dhe është arrestuar.

Sipas informacioneve të para mësohet se 17-vjeçari B.Ramolli, ka qënë i armatosur kur ka tentuar të grabisë banesën.

Ndonëse është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes është bërë e mundur në kohë reale dhe kapja e tij. Kjo ngjarje ka ndodhur në fshatin Floq ndërsa mësohet se i riu ka goditur me tytën e armës të moshurën, për të vjedhur.

Ndërkohë, mësohet se policia ka rrethuar menjëherë vendngjarjen dhe ka nisur hetimet për ngjarjen. Në pranga kanë vënë dhe të atin e 17-vjeçarit, shtetasin Edmond Ramolli, pasi posedonte armën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›