LDK mbështet raportin vjetor të qeverisë
Prishtinë - Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës nëpërmjet një komunikate për media ka bërë të ditur se mbështet Raportin vjetor për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës. “Duke u mbështetur në synimin themeltar të LDK-së për krijimin, përkatësisht jetësimin e shtetit të pavarur e sovran të Kosovës, kryesia njeh rolin e qeverisë në jetësimin e vullnetit të qytetarëve për të jetuar në një shtet demokratik, në të cilin do të ketë mirëqenie sociale dhe zhvillim ekonomik, sundim të ligjit dhe respektim të drejtave indiviuale e kolektive të të gjithë qytetarëve të saj”, thuhet në deklaratën e Kryesisë së LDK-së.
Kryesia e LDK-së po ashtu ka theksuar se përcaktimi i LDK-së në të gjitha periudhat për të ruajtur stabilitetin politik në Kosovë ka qenë dhe mbetet investim për të ardhmen e Kosovës. “Në këtë synim, ne mirëpresim mënyrën e deritanishme të funksionimit të koalicionit qeverisës. Ne i inkurajojmë partnerët në qeveri që të vazhdojnë me hartimin dhe zbatimin e politikave të mirëfillta zhvillimore në të gjitha fushat”, thuhet në deklaratë.
Kryesia e LDK-së ka ritheksuar edhe një herë vullnetin e saj që si partner në koalicion t'i njohë dhe t'i pranojë sfidat zhvillimore për të ardhmen, prandaj është e gatshme që pas procesit të shtetformimit, të ofrojë të gjitha kapacitet e saj për shtetndërtim dhe integrime euroatlantike, si synime dhe sfida të cilat ne i kemi kodifkuar në programin nacional të LDK-së. telegrafi