E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkelje kriminale të drejtave të autorit nga “Fotokopjet”

Fotokopjet e Prishtinës, përveç dokumenteve, janë shumë të njohura edhe për fotokopjimin e botimeve të shumta të profesorëve, të cilat i ruajnë si arkiva. Shumë tituj universitarë janë fotokopjuar pa lejen e profesorit Ibrahim Berisha, i cili thekson se dëmet te secili autor janë të mëdha dhe cilësia e librit bie për shkak se nga çdo fotokopjim kopertina ndryshon dhe kjo ndikon në humbjen e origjinalitetit.

Ai i quan kriminale këto shkelje të të drejtave të autorit. Ministria e Kulturës ka nisur një fushatë kundër piraterisë dhe falsifikimit me moton “Stop piraterisë”, ku është bërë e ditur se do të zgjasë deri më 15 gusht, transmeton KTV. Asnjëri nga pronarët e fotokopjeve nuk ka dashur të flasë për këtë çështje para kamerës, duke thënë se vetë autorët e po ashtu edhe studentët nganjëherë sjellin titujt të shumtë për fotokopjim. Sipas tyre, nuk janë duke bërë asnjë vepër penale. Ndërkaq, Genc Prelvukaj nga Ministria e Kulturës, ka thënë se do të ketë ndëshkime për të gjithë personat fizikë dhe juridikë, të cilët bëjnë prodhimin dhe shpërndarjen e materialeve pa autorizime përkatëse./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›