E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të hënën, rezultati përfundimtar i testit të maturës

Të gjithë maturantët që me stres presin të dinë se çfarë kanë punuar në testin dypjesësh të maturës do të njihen të hënën me rezultatin përfundimtar.

Nga Divizioni për vlerësim, standarde dhe monitorim i Ministrisë së Arsimit është bërë e ditur se pothuajse të gjitha testet janë kontrolluar dhe pritet vetëm “çelësi” përfundimtar për të ditur saktësisht rezultatin, e ky çelës, sipas tyre, nënkupton procesin e futjes së të dhënave në mënyrë kompjuterike, transmeton KTV.

Mustafë Kadriu thekson se deri tashti, nga shumica e testeve që janë kontrolluar, rezultati i kalueshmërisë pritet të jetë afro 60 %. Krahasuar me vitet e tjera, Kadriu shprehet se testimi i këtij viti ka qenë më mirë i përgatitur. Por ndonëse ende nuk dihet saktësisht sa është numri, sipas tij, ka pasur testime që monitoruesit i kanë shpallur të pavlefshme dhe ata nxënës do ta kenë afatin e ardhshëm në muajin gusht./Indeksonline/  
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›