E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia kërkonfillimin e hetimevendaj UNMIK-ut

BEOGRAD- Serbia ka kërkuar fillimin e hetimeve ndaj misionit të OKB-së në Kosovë për shkak të fshehjes të tregtisë me organe nga ana e UÇK-së. Sipas njoftimeve të sotme të gazetës serbe "Blic", ministri i Serbisë për Bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës kërkoi prej kësaj gjykate të hetojë rolin e Sören Jessen Petersen, shefit të UNMIK-ut për periudhën 2004 dhe 2006. Ministri Rasim Ljajic tha, se sipas raportit të fundit të Këshillit të Evropës në lidhje me tregtinë e organeve UNMIK-u paska penguar hetimet dhe nuk i ka ndjekur gjurmët përkatëse në vitin 2004. Raporti i deputetit të Këshillit të Evropës, Dik Marti nuk është pranuar ende zyrtarisht prej Këshillit të Evropës dhe do të diskutohet prej tij në fund në janarit.
(GSH/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›