E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, Meta: Brenda 2010-ës vendimi për liberalizimin

 TIRANE-Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta deklaroi sot se qeveria do ta mbaje premtimin per liberalizimin e vizave dhe se brenda viti që vjen do realizohet liberalizimi i vizave.

"Brenda vitit qe vjen do te merret vendimi per liberalizimin e vizave", u shpreh Meta në Komisionin e Jashtëm dhe Komisionin e Integrimit që zhvilluan sot një mbledhje të përbashkët për vizat.
Sipas Metës, për vizat, qeveria po përmbush të gjitha kriteret. “Po bashkëpunojmë edhe me shoqërinë civile për këtë cështje”, theksoi Meta.
Meta më pas komentoi edhe rolin e opozitës për vizat dhe duke u ndalur të bojkoti që PS po I bën Kuvendti ritheksoi se “jemi gati të diskutojmë cdo gjë me opozitën. Roli i opozitës për vizat është i pazëvëndësueshëm”.

Një ditë me parë Ministri i Brendshem italian, Roberto Maroni, se beson se brenda 6-mujorit të pare të 2010 do te merret vendimi per liberalizimin e vizave me Shqiperine, ndersa premtoi mbeshtetje ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave te BE-se.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›