E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria në prag epidemie, 144 raste me A/H1N1

 TIRANE-“Shqipëria është në prag të epidemisë së gripit të derrave”, theksoi sot ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili. Ndërkohë zyrtarisht numri i të prekurve me A/H1N1 arrin në 144 raste.
Në një komunikim me gazetarët, Ministri i Shendetësisë, Petrit Vasili deklaroi se vendi është në fillimin e një epidemie, por tërhoqi vëmendjen se nuk ka vend per panik.
Për këtë arsye, Ministri Vasikli ka kërkuar nga pacientët që të mbajnë kontakt të vazhdueshëm me mjekët, për të evituar rrezikun dhe për të mbajtur situatën nën kontroll. Ai u kerkoi institucioneve shendetesore të jenë në një shkallë gadishmërie të lartë.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur gjithashtu numrin me rastet e prekura deri tani me gripin e rrezikshëm. Mësohet se nga analizat në laboratorët në Tiranë 144 mostra të po kaq pacientëve kanë rezultuar me A/H1N1. Vihet re se numri më I madh I rasteve është I përqëndruar në Tiranë, kryeqytetin e vendit. Ndërkohë priten përgjgijet edhe për 21 mostra të tjera. Ndër tëprekurit është dhe një fëmijë 9 vjecar nga Gjirokastra që po kurohet në spitalin e vendlindjes.

Me rastin e gripit të rrezikshëm A/H1N1, ministri Vasili ironizoi protestën e PS për kutitë e votimit te parashikuar per diten e neserme. Ai tha se nuk sugjerohen grumbullimet e mëdha, pasi në raste të tilla mundësia e prekjes së virusit bëhet më e madhe.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›