E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia merr 1 miliard dollar borxh nga Rusia

Autoritet serbe kanë vendosur të marrin një borxh prej 1 miliard dollarësh nga shteti rus.

Dimitri Kulukov, zyrtar në ministrinë energjetike ruse thotë pas një takimi Serbia ka bërë kërkesë zyrtare për ndihmë.

“Në takimin dypalësh mes ministrit të burimeve natyrore serbe dhe ministrit të energjetikës së Rusisë, është paraqitur kërkesa zyrtare e Serbëve në lidhje me marrjen e borxhit nga Moska" tha Kulukov.

Kulukov theksoi se në takimin e ministrave të energjetikës së këtyre dy vendeve, krerët e këtyre dy shteteve kanë nënshkruar një marrëveshje në lidhje me kërkesën e borxhit të Serbisë nga Moska.

Autoritete ruse do të t`i japin Serbisë 300 milionë dollarë këtë vit dhe 700 milionë të tjera vitin që vjen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›