Makina përplaset me bordurën e merr flakë, 2 persona të plagosur
TIRANË- Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Mësohet se nga përplasja me bordurën, makina ka shpërthyer në flakë, duke sjellë edhe plagosjen e dy personave që udhëtonin në të. Drejtuesi i mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, i cili pas përplasjes ka përfunduar në një kanal në anë të autostradës.
Sipas të dhënave të para të policisë, njëri prej të plagosurve është në gjendje më të rëndë.
Në vendngjarje ndodhet edhe një zjarrfikëse, që po bën të mundur shuarjen e flakëve.
Mësohet gjithashtu, se si pasojë e aksidentit është bllokuar për disa minuta trafiku në autostradë.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Pamje nga vendngjarja