SHBA, papunësia në nivel rekord, pavarësisht shenjave pozitive
Përqindja e papunësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur në rekordin e 26 viteve më parë, megjithëse sipas autoriteteve, ritmi i shtimit të të papunëve është frenuar ndjeshëm gjatë muajit të fundit. Gjatë muajit maj u regjistruan 345 mijë të papunë të rinj, mjaft më pak nga 504 mijë në muajin prill. Ky ishte edhe ritmi më i ulët i shtimit të papunësisë që prej shtatorit të shkuar, kur falimentimi i shoqërisë "Lehman Brothers" zhyti në krizë të thellë tregjet financiare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Analistët vërejnë se regjistrohen ende shkurtime masive të vendeve të punës, në shumë sektorë të ekonomisë. Por pranojnë se ka shenja që flasin për rritje, veçanërisht në sektorin e edukimit dhe atë të shërbimeve, ashtu si dhe në aktivitetet dëfryese dhe në sektorin e shëndetësisë. Rreth një e treta e industrive shtuan vende pune gjatë muajit maj, në nivelin më të lartë që prej tetorit të vitit të shkuar.
Ndoshta tingëllon e çuditshme, por rritja e numrit të të papunëve përbën edhe një shenjë përmirësimi të tregut të punës në përgjithësi. Kjo pasi njerëzit, që i kishin humbur në një çast shpresat për të gjetur një punë, kanë nisur përsëri të regjistrohen duke u larguar nga "pjesa jashtë forcës së punës" - siç i cilëson Departamenti Amerikan i Punës punëtorët më të shkurajuar. "Ndërsa kushtet përmirësohen, gjithnjë e më shumë njerëz i drejtohen përsëri tregut të punës", tha Robert Bruska i shoqërisë "FAO Economics". Eksperti mendon se ekonomia do të nisë shtimin e vendeve të punës që në fillim të këtij viti. "Tregu i punës po reagon siç duhet të reagonte normalisht në fund të një recesioni dhe në fillim të rimëkëmbjes", u shpreh eksperti.
Por ekonomistë të tjerë vërejnë që, edhe pse të dhënat mund të jenë më mirë nga ç‘pritej, shikohen ende shenja dobësie të theksuara. Kurt Karl, kryeekonomist në shoqërinë "Swiss Re", tha se nuk priste përmirësime të ndjeshme në tregun e punës përpara gjysmës së vitit 2010. Me punëdhënësit që vazhdojnë të shkurtojnë vende dhe orë pune, konsumatorët nuk do mund të kenë në duar aq shumë para sa për të ringjallur ekonominë në terma të afërta kohore. "Besoj se gjërat po marrin për mirë. Por është një kthesë shumë e ngadaltë", tha eksperti. "Konsumatorët nuk kanë asnjë shans të konsumojnë më shumë në gjendjen aktuale".