E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia në zi kombëtare pas vrasjes së 13 personave

Serbia është sot në zi kombëtare, pas vrasjes së 13 banorëve në Vellika Ivanqa nga një veteran i luftës.

Kjo masakër është përshkruar se gjakderdhja më e rëndë në Serbi gjatë dy dekadave të fundit.

Autoritetet serbe kanë thënë se vrasësi ka shkuar nga shtëpia në shtëpi, për të vrarë nënën, të birin, një fëmijë 2 vjeç dhe 10 familjarë e bashkëfshatarë të tij të martën.

Shumica e viktimave besohet se u vranë me plumb në kokë, ndërsa ishin në gjumë. Familjarët e viktimave thonë se i dyshuari është veteran i luftës në Kroaci, dhe se ka humbur vendin e punës vitin e kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›