Serbia nuk përjashton mundësinë e kompromisit me Brukselin
Me gjithë qendrimin e vendosur të Beogradit zyrtar se "nuk do të ketë ndryshim të tekstit të rezolutës serbe të paraqitur në OKB", nuk është përjashtuar në tërësi mundësia e arritjes së kompromisit me Brukselin, shkruan së fundmi gazeta serbe "Vecernje Novosti", duke cituar kreun e diplomacisë serbe.
Sqarimi përfundimtar rreth rezolutës serbe për Kosovën të paraqitur të AP të OKB-së do të sqarohet më së shumti më 14 shtator, por sinjalet e para të epilogut mund të shihen ndoshta që të enjten, pas vizitës së shefit të diplomacisë gjermane, Guido Westerwelle.
Sipas "Novostit", zgjidhja do të mund të ishte amendamenti, të cilin e ka paraqitur Brukseli në rezolutën serbe, por i cili nuk do ta ndryshonte esencën e rezolutës.
Në këtë mënyrë rezoluta serbe, sipas gazetës, do të fitonte "kalimin" në Asamblenë e pergjithshme, ndërsa nga përmbajtja e amendamentit dhe nga paraqitësi i tij do të varej rrjedha e mëtejshme e ngjarjes. Ndërkaq zyrtarët serbë, presin që Westerwelle në Beograd të sjellë zhvillime të reja, sepse sipas gazetës, në BE nuk ekziston uniteti rreth çështjes së Kosovës dhe misioni i Westerwelles nuk do të jetë oferta e fundit e BE-së, por kompromisi, nëse është i nevojshëm do të kërkohet deri në ditën e mbajtjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.