E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krerët kosovarë në New York në shtator



Presidenti kosovar, Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni do të udhëtojnë për në New York javën e parë të shtatorit. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i qeverisë Memli Krasniqi, bën të ditur gazeta "Express". Atje do të qëndrojnë edhe homologët e tyre serbë. Rezultati i betejës së rezolutave do të mësohet para 14 shtatorit - vijon më tej gazeta. Krahas diplomatëve perëndimorë, presidenti, kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni do të përfshihen në lobimin kundër projektrezolutës serbe, të cilën Beogradi e ka paraqitur për votim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Shtete të fuqishme perëndimore që përkrahin Kosovën kanë paralajmëruar Serbinë se teksti i rezolutës së saj është i papranueshëm për shkak se bën thirrje indirekte për rifillim të negociatave për statusin. Beogradi ka marrë mesazhe nga Brukseli dhe ëashingtoni se do të rrezikojë integrimin në Bashkimin Evropian nëse insiston për hapje të çështjes së statusit të Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›