E Diel, 1 Nëntor 2026

Nepal, rrëzohet avioni me 15 persona në bord



Një avion i kompanisë nepaleze me 15 persona në bord, gjashtë prej të cilëve shtetas të huaj, u rrëzua sot, pak pas ngritjes nga Katmandu. Njoftimi zyrtar erdhi nga një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme. "Avioni i linjës 'Agni Air' u rrëzua ndërkohë që ishte nisur për në Lukla", deklaroi Jayamukunda Khanal, duke shtuar se në bordin e avionit ndodheshin 15 persona".
Lukla është një pikë kalimi e zakonshme për turistët, amatorë të peshkimit në rajonin e Everestit, në lindje të Nepalit. Shkaqet e këtij aksidenti nuk dihen ende. Sipas një zëdhënësi të shoqërisë, gjatë përplasjes, moti ishte shumë i keq. 6 prej personave në bord janë të huaj, 4 amerikanë dhe një japonez ndërsa kombësia e një tjetri nuk dihet ende.
Skuadrat e shpëtimit nuk kanë mbërritur ende në vendngjarje për shkak të terrenit të thyer dhe kohës së keqe. Dy vjet më parë, 18 persona, mes të cilëve 12 turistë gjermane, vdiqën në një aksident të ngjashëm në Lukla.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›