E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia po i rrënon vetë varret

RTK-ja ka raportuar se burime brenda Agjencionit Kosovar të Inteligjencës kanë pranuar se Serbia po i rrënon vetë varrezat serbe.

Sipas po këtij burimi, po ndodhë përsëritja e skenarit të 1981 të dëmtimit të vetë varrezave serbe që e kishte bërë vetë Serbia për t’ua lënë fajin shqiptarëve.

I njëjti burim ka thënë se AKI ka informacione të sakta se struktura të Serbisë janë të përfshira në rrënimin e këtyre varrezave.

“Serbia me elementet e saj në Kosovë po përpiqet të dëmtojë të arriturat e Kosovës”, ka thënë ky burim./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›