Serbia s’ka vullnet për t’i implementuar marrëveshjet

Hoxhaj, në një intervistë për “EurActiv.de”, ka thënë se kjo do ta përfundonte njëherë e përgjithmonë konfliktin historik, ndërsa pa këto parakushte nuk mund të flitet për normalizimin e marrëdhënieve.
“Nga viti 2011 deri në vitin 2012 në Bruksel janë zhvilluar nëntë raunde të dialogut teknik mes Kosovës e Serbisë. Dialogu është përkrahur dhe lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Në këto nëntë raunde janë arritur shtatë marrëveshje. Këto marrëveshje kanë pasur për qëllim përmirësimin e jetëve të qytetarëve të dy shteteve. Disa nga këto marrëveshje janë jetësuar, derisa pjesa tjetër jo. Qeveria e Serbisë asnjëherë nuk ka pasur qëllimin dhe vullnetin për t’i implementuar ato. Natyrisht, jemi të interesuar ta vazhdojmë dialogun, por nuk do të ketë takime të radhës në Bruksel pa i implementuar Serbia të gjitha marrëveshjet”, ka thënë Hoxha.