OBRIE: Serbia të kompensojë dëmet e luftës në Kosovë

OBRIE vlerëson se në këtë dialog duhet të përfshihen të gjitha subjektet politike në Kosovë, ndërsa paraprakisht autoritetet serbe duhet të kërkojnë falje për krimet e bëra para dhe gjatë luftës së fundit në Kosovë, transmeton agjencia e lajmeve INA.
Sipas kësaj organizate, Qeveria e Kosovës duhet të kërkojë nga Serbia kompensimin e dëmeve direkte dhe indirekte të luftës së udhëhequr nga kasapi i Ballkani, Sllobodan Milosheviç.
Kjo organizatë kërkon që të formohen grupe punuese profesionale me përfaqësues edhe ndërkombëtar për hetimin e krimeve serbe në Kosovë, me qëllim që të dalin para drejtësisë të gjitha ata që kanë marrë pjesë në vrasjen e 15 mijë shqiptarëve, dhunimin e rreth 20 mijë grave, zhdukjen e mbi 2000 personave, dëbimin e mbi 800 mijë qytetarëve, pastaj dhe dëmet materiale që arrijnë vlerën e miliarda dollarëve.