E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkrimtarët Castro e Chavez

Ish-presidenti kubanez, Fidel Castro, po bashkëpunon me mikun e tij të afërm, presidentin e Venezuelës, Hugo Chavez. Jo në politikë, por në një projekt letrar.

Sipas agjencisë Reuters, ish-lideri kubanez, Fidel Castro, i cili nuk është shfaqur fare në publik gjatë dy muajve të fundit, po shkruan nj libër bashkë me presidentin venezuelas, Hugo Chavez.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe blogeri, Yohandry Fontana, që është një përkrahës i madh i politikës së Castro’s. Ai, madje, ka shtuar me sarkazëm se, shëndeti i mirë i Castro’s është një lajm i keq për pjesëtarët e shumtë të rrjeteve sociale, të cilët përhapën thashetheme se është sëmurë, dhe për “agjentët kreativë të CIA’s”.

“Fidel Castro po shkruan një libër që do të botohet së shpejti. Burimi që e ka vërtetuar këtë gjë, thotë se, veç kësaj, lideri i revolucionit për çdo ditë po e përcjellë rastin e Julian Assange, krahas interesimeve tjera nacionale dhe ndërkombëtare me të cilat preokupohet”, theksoi Fontana.

Nga ana tjetër, miku dhe përkrahësi tjetër i politikës së tij, Hugo Chavez, postoi në Twitter porosinë për shëndetin e tij, derisa Castro’s po i uronte ditëlindjen.

“Jam i impresionuar me energjinë dhe kreativitetin e tij. Ai paraqet një sinonim të vullnetit të fuqishëm dhe të shpirtit revolucionar. Rroftë Fidel”, shkruante Chavez, ndonëse pa përmendur bashkëpunimin në shkrimin e librit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›