Serbia s’mund ta kthejë Kosovën

Nënkryetari i Këshillit për integrime evropiane në Parlamentin e Serbisë, Laslo Varga, ka vlerësuar se shpallja eventuale e referendumit me pyetjen “BE ose Kosova” do të thotë se autoritetet e Serbisë nuk janë të gatshme të marrin përsipër përgjegjësinë dhe të marrin vendime reale.
“Nëse në një referendum të supozuar shumica e njerëzve në Serbi më me dëshirë do të zgjidhnin Kosovën, as atëherë Serbia nuk mund ta kthejë Kosovën”, ka thënë Varga për gazetën e Novi Sadit në gjuhën hungareze “Magjar so”
Varga, i cili është hungarez, ka vlerësuar se integrimet evropiane dhe anëtarësimi në BE është qëllim real dhe i arritshëm, ndërsa lufta për Kosovën joreale.
“Atëherë, kjo çështje tashmë njëherë është zgjidhur, përkatësisht më nuk ka çështje”, ka thënë Varga, siç transmeton RTK.