City do ta fitojë Championsin

Roberto Mancini beson se Manchester City është duke u përmirësuar në mënyrë konstante dhe se një ditë do ta fitojë Ligën e Kampionëve. Kampioni anglez do të ketë punë të vështirë këtë edicion, pasi që do të garojë në një grup me Real Madrid, Borussia Dortmund e Ajaxin.
“Nëse vozisni një Ferrari, mund të fitoni. Nëse vozisni një Fiat Cinquecento, ndoshta jo”, ka thënë trajneri italian.
“Në të kaluarën, kemi punuar për ta fituar LIgën e Kampionëve. Mendoj se kemi mposhtur ekipe të forta, por kemi luajtur vetëm dy vjet së bashku dhe na nevojitet kohë. Jam i sigurt se do ta fitojmë këtë trofe në të ardhmen. Nuk e di se kur, por ne po punojmë për këtë”, tha menaxheri i Cityt.