E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova duhet ta fillojë dialogun për veriun

Veriu i Kosovës, tash e 13 vite, vazhdon të jetë sfidë për institucionet e Kosovës në aspektin e shtrirjes së autoritetit kushtetues e ligjor. Kjo pjesë e vendit, e banuar me shumicë serbe, për vite me radhë ka qenë teren i përshtatshëm veprimi për grupeve kriminele serbe.

Pjesë e tyre, të lidhura me strukturat ilegale, të financuara dhe mbështetura nga Republika e Serbisë, gjatë gjithë kohës, kanë krijuar tensione, madje edhe aksione terroriste, duke sulmuar individë e prona shqiptarë po edhe të atyre serbeve që kanë treguar shenja integrimi në jetën institucionale të Kosovës. Së fundi, Bashkësia ndërkombëtare, është duke kërkuar raund të ri të dialogut politik me Serbinë, duke shpresuar në gjetje të ndonjë marrëveshje të pranuar nga palët.

Jan Cicket, drejtor në Institutin e Politikave në Vjenë, në një prononcim për Kosovapress, ka theksuar se veriu i Kosovës është një barrë për institucionet e Kosovës për që me bisedime me Serbinë dhe faktorin ndërkombëtarë duhet gjetur zgjidhja e duhur.

“Veriu i Kosovës është një sfidë, s`ka dyshim aty, por unë jam i bindur se ne do të gjejmë mënyrën për ta gjetur zgjedhjen e duhur. Por, së pari duhet që Institucionet e Kosovës duhet bërë integrimin asaj pjese. Këtu duhet përfshirë edhe bisedimet me Serbinë dhe komunitetin ndërkombëtare për të gjetur zgjedhjen e duhur për këtë pjesë të Kosovës”.

Analist politik austriak thekson se, për të normalizuar marrëdhënien në mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme fillimi i dialogut politik për veriun.

“Ideja është që dialogu tani të kaloj në nivelin politik që do të ishte shumë i përshtatshëm për momentin. Momentalisht, jemi duke dëgjuar shenja pozitive nga Beogradi dhe Prishtina, por edhe nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton e cila e ka vënë vetën në rolin e udhëheqëses së këtij dialogu. Në shumë shpejt mund t`i shohim lëvizjet e para që mund të sjellin zgjedhje të rëndësishme, që ky regjion të jetë stabil dhe pjese integrimeve euroatlantike”, ka deklaruar Cicket.

Ai ka shtuar se procesi i përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur për një kohë të shkurtër është një sukses për popullin dhe institucionet e Kosovës. Sipas tij, tani qytetarët e Kosovës duhet të synojnë integrimet evropiane.

“Përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës është një storie suksesi, për të dyja palët; për Kosovën dhe komunitetin ndërkombëtarë që është shprehur se ky përfundim i mbikëqyrëses së pavarësie nuk ka qenë një dhuratë por ishte një meritë që ka përfunduar për një kohë shumë të shkurtër. Ne kemi edhe shembuj të tjerë edhe nga regjioni, që janë ende nën procesin e pavarësisë së mbikëqyrur. Mendoj që ky proces ka qenë një storie e suksesshme për qytetarët e Kosovës, për institucionet e Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare që kanë ndjekur vizionin për të stabilizuar vendin dhe për të ndjekur integrimet evropiane”, ka thënë ai.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›