E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-ja do t’i përgjërohet Turqisë

Ministri turk i Ekonomisë, Zafar Caglayan, ka deklaruar se BE-ja ka tashmë pesë dekada që është jokorrekte ndaj Turqisë dhe porositi se do të vijë dita, kur Brukseli do t’i përgjërohet Turqisë që të anëtarësohet në union.

“BE-ja ndaj nesh ende po sillet ftohtë, edhe përkundër faktit se Turqia, për dallim nga shumë shtete anëtare të unionit, përmbushë kriteret e Mastrichtit. Megjithatë, do të vijë dita kur do të na lusin që të anëtarësohemi”, tha Caglayan.

Ai më tutje tha se atëherë Turqia do të vendosë se a dëshiron të anëtarësohet apo jo. Turqia, sipas fjalëve të tij, ka të drejtë që të anëtarësohet në BE dhe se nuk do të tërhiqet nga ky synim, e as nga negociatat.

“Ne edhe më tutje do të nevrikosim evropianët. Ka njerëz, të cilën dëshirojnë ta shndërrojnë BE-në në një klub të krishterë dhe të mbajnë Turqinë jashtë. Por ne nuk do ta lejojmë këtë”, porositi Caglayan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›