Përmbyllet programi kundër trafikimit të qenieve njerëzore
Është përmbyllur programi kundër trafikimit në Kosovë. Në një konferencë, të mërkurën, është prezantuar puna dyvjeçare dhe të arriturat e USAID-it, në bashkëpunim me organizata të ndryshme joqeveritare, për të luftuar këtë dukuri. Programi i USAID-it kundër trafikimit me qenie njerëzore përmban dy komponent themelore: shërbime për viktimat e trafikimit dhe ngritjen e vetëdijes kundër trafikimit me njerëz.
“Që nga viti 1999 zyra jonë me ndihëm e USAID-it, por edhe të donatorëve të tjerë, në mënyrë aktive kemi kontribuar në ofrimin e punës teknike dhe financiare, dhe kthimin e sigurt-vullnetarë të viktimave të trafikimit, rehabilitimin dhe integrimin e tyre, në ofrimin e trajnime dhe ngritjen e kapaciteteve për ofruesit e shërbimeve, përfshirë këtu edhe policinë.
Gjithashtu theks i veçantë, është edhe ngritja e vetëdijes së popullatës dhe nxënësve ndaj rrezikut të trafikimit me njerëz”, ka thënë drejtori i IOM-it, Petrit Sopjani. Fushata kundër trafikimit me qenie njerëzore në Kosovë është zhvilluar me anë të trajnimeve të ndryshme të të rinjve në vendet rurale, broshurave me mesazhe antitrafikim etj. Projektin për standardet minimale për kujdesin ndaj viktimave e ka financuar Misioni i USAID-it në Kosovë, ndërsa e ka zbatuar IOM-i.