E Diel, 1 Nëntor 2026

BB mbështetje për rehabilitimin e zonave të përmbytura

Deklarata u bë nga zv/presidenti i Bankës Botërore Philippe Le Houreou, pas një inspektimi në terren i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Lulzim Basha, në zonat e pëmbytura në Shkodër nga derdhja e Vaut të Dejës deri në derdhjen e Bunës.“Isha shumë i gëzuar se nuk pati asnjë jetë të humbur. Kjo flet për një menaxhim efiçent të situatës. Unë kam qenë në disa situata emergjente dhe është shumë e vështirë që në një hark të shkurtër kohor të koordinosh, të reagosh ndaj informacioneve. Të koordinosh është një detyrë shumë e vështirë. Dhe qeveria po koordinon në mënyrë shumë eficente”, u shpreh Le Houreou. Ai shtoi në deklaratën e tij se ndërhyrja e Bankës Botërore fillimisht do të konsistojë në asistencën e një grupi ekspertësh për të vlerësuar dëmet e sektorit privat, qytetarëve , por edhe të aseteve publike. “Pas vlerësimit të kostos do të fillojmë punën për të rigjenuar dhe për të filluar përsëri aktivitetin rajonal ekonomik”, tha numri dy i BB-së.Zv/presidenti Le Houreou bëri të ditur se Banka Botërore mund të ndërhyjë me projekte për riparimin e infrastrukturës dhe përforcimin e saj që fatkeqësi të tilla të mos përsëriten më. Pas vëzhgimit në terren Zv.presidenti i Bankës Botërore Le Houreou zhvilloi një takim në Prefekturën e Shkodrës  me Komitetin Ndërministror të Emeregjencave Civile që po drejton operacionet në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›