E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbyllen shkarkimet edhe në HEC-in e Vaut të Dejës

Sipas të dhënave të ofruara nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës, duke u bazuar në të dhënat e mesditës, tha se niveli i Fierzës është 289.8 metra, nga 296 që është kapaciteti maksimal. Tashmë, prurjet në këtë liqen janë 300 metra kub për sekondë, ndërkohë që nuk ka shkarkime. Edhe ujëmbledhësi i Komanit i është rikthyer normalitetit, duke shënuar nivelin 170.75 metra, nga ga 175 metra që është pika maksimale. Prurjet në këtë basenë ujor janë 170 m kub në sekondë. Për sa i përket liqenit të Vaut të Dejës, shkarkimet janë mbyllur sot, duke shënuar nivelin e 74.85 metra, nga 76 metra që është kapaciteti maksimal. Prurjet në këtë liqen janë 70 metër kub në sekondë.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›