Hague-Metës: Britania e përkushtuar për integrimin e Shqipërisë
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, z. ëilliam Hague i ka dërguar një letër falenderimi Zv. Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta, në përgjigje të mesazhit të urimit me rastin e marrjes së detyrës së re.
Në mesazhin drejtuar Metës Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar,Hague thekson se Britania mbetet e përkushtuar për antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
"Sikurse diskutuam në Sarajevë, Mbretëria e Bashkuar i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Shqipërinë, dhe mbetet tërësisht e përkushtuar për anëtarësimin e saj në BE. Tashmë, është realizuar progres shumë i madh, dhe shpresoj që të vazhdohet me reformat e nevojshme, me të njëjtën energji dhe angazhim" thuhet në mesazhin e Hague.
Ndërkohë duke iu referuar edhe situatës politike në vend shefi i diplomacisë britanike Hague ka theksuar se është e rëndësishme që të gjitha palët e debatit politik në Shqipëri të tregojnë aftësitë e tyre për të punuar së bashku, me qëllim ndërtimin e një vendi evropian modern, të qëndrueshëm dhe të suksesshëm.