E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Banda e Durrësit”, mbrojtja kërkon pafajësinë e Endrit Dolkes

TIRANË- Avokatët mbrojtës kërkuan sot pafajësi dhe lirimin nga të gjitha akuzat e prokurorisë për një prej drejtuesve të “Bandës së Durrësit”, Endrit Doklen. Në seancën e sotme të krimeve të rënda që startoi për këtë vit gjyqin për anetarët e “Bandes së Durrësit” me dy të pandehurit Endrid Doklen dhe Selman Hepin përfundoi seanca e konkluzioneve të mbrojtjes duke i hapur rrugë vendimit përfundimtar të gjykatës.

Seanca e ardhshme pritet të mbahet me 12 janar. Prokuroria ka kërkuar burg përjetë për 4 anëtarë mes të cilëve dhe për Endrid Doklen si dhe për kreun e bandës, Lulzim Berishën.

16 të pandehurit e "Bandës së Durrësit" akuzohen për të paktën 7 vrasje, 2 plagosje, mbajtjen peng të një dëshmitareje, si dhe disa atentate. Banda dyshohet të ketë vepruar që nga viti 1998 deri në 2005, në qytetin e Durrësit.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›