E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seremb Gjergji kandidat për president të Kosovës

Në përmbyllje të debatit me qytetarë për të marrë sugjerimet dhe opinionet e tyre lidhur me procesin e amendamentimit të Kushtetutës, përkatësisht zgjedhjes së presidentit, është bërë publike edhe kandidatura e parë për president të vendit.

Kandidaturën për president e shpalli Seremb Gjergji, i cili aktualisht punon si zyrtar i PTK-së, kurse më parë ishte i angazhuar në disa subjekte politike.

Kandidaturën për të parin e vendit Gjergji e bëri publike pasi një qytetar si kërkesë kishte që presidenti të jetë i moshës mbi 40 vjeçare.

“Jo mosha duhet të jetë prej 35 vjeçe dhe unë konfirmoj kandidaturën time për president të Kosovës”, ka thënë gjatë debatit Seremb Gjergji.

Deri tani Demokracia në Veprim në bashkëpunim me Komisionin për Amendamentimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, kanë organizuar një sërë debatesh nëpër qytetet e Kosovës, ku qytetarët kanë shprehur sugjerimet dhe opinionet e tyre për procesin e amendamentimit të Kushtetutës, përkatësisht zgjedhjes së presidentit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›