E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi s’e padit Marty’in

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci nuk e ka ndërmend ta padis për shpifje Dick Martyn, ashtu siç pati premtuar në dhjetor 2010.

“Marty le të bëhet gati të përgatisë avokatë të mirë" pati thënë kryeministri, deklaratë që do të mbetet e papërmbushur.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuci i ka thënë Kohës Ditore se Kryeministri nuk do të ndërmarr asgjë në këtë drejtim.

Këto ditë, task forca e BE-së për të hetuar pretendimet e Martyt ka nisur me hetimet duke intervistuar disa njerëz, njëri prej të cilëve ishte nga Ferizaj.

Marty pretendon se janë kryer krime të trafikimit të organeve me njerëz në kampe përqendrimi të mbajtura nga UCK-ja në Shqipëri gjatë vitit 1999.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›