E Shtunë, 31 Tetor 2026

New Times: Vdekja e Kosta Trebickës, misterioze, qeveria e paraqiti aksident

Rikthehen sërish mediat amerikane me implikimin e Berishës dhe të birit në tregtinë e armëve
Gazeta New Times godet sërish njeriun e përzierë në tregtinë e armëve me shtetin shqiptar. Kjo gazetë në një artikul të saj të botuar në datën tre Mars rikthen në vëmendje të publikut problemin Diverol dhe i rikthehet sërish qeverisë shqiptare, kryeministrit Sali Berisha dhe implikimit të djalit të tij në trafikun e armëve. Gjithashtu në këtë shkrim kjo gazetë rikthen në qendër të vëmendjes aksidentin e Kosta Trebickës duke e konsideruar vdekje misterioze. Qeveria Shqiptare vendosi për vdekje ne mënyre aksidentale, por disa pyetjeve mbi aksidentin nuk ju dha përgjigje, thotë  New Times duke hedhur dyshime mbi vdekjen e tij. Trebicka kishte frikë nga ndërhyrja e Pinarit dhe Mafia Boy të tij, por e siguroi Diverolin mbi vazhdimësinë e operacioneve që po kryenin. Nuk kaloi shumë kohë nga periudha e regjistrimeve dhe Trebicka u gjet i vdekur pranë Korçës, shkruan kjo gazetë duke rikthyer dhe njëherë detaje të vogla rreth mafies së armëve në Shqipëri. Trebicka kishte një regjistrim (dëgjojeni ne  BroëardPalmBeach.com) në të cilin Diveroli thoshte se korrupsioni në këtë vend po rritet..., duke folur për kryeministrin dhe djalin e tij,thotë artikullshkruesi i New Times, duke kërkuar të hedhë dritë sado të zbehtë për implikimin e djalit të kryeministrit Berisha.

 Ja shkrimi i plotë New  Times

I akuzuari për trafik armësh nga Florida e Jugut Efraim Diveroli vazhdon të bëjë miliona prej jush dhe meje
Nga Penn Bullock
Në 15 mars 2008 një top gjigand zjarri u hodh mbi qiellin e kryeqytetit Shqiptar, Tiranës. Shpërthimi u dëgjua me shumë se 100 km larg ne Kosovë dhe Maqedoni. Forca e shpërthimit ishte e barabartë me një bombe nukleare të vogël. Por e tillë nuk ishte. Ishte një aksident në depot e armatimeve në të cilat ishin punësuar fshatarët e varfër për tu marrë me fishekët dhe predhat e artilerisë. Shpërthimi vrau 26 persona dhe plagosi qindra të tjerë. Fshati i Gerdecit u rrafshua përtokë.
Tre persona u arrestuan për vrasje në masë, në të ashtuquajturën nga media lokale Hiroshima Shqiptare.  Dy prej tyre ishin bashkëfajtore me një shpërndarës armatimesh 23 vjeçar nga Florida, i cili më pas gjatë këtij viti u përball me 83 akuza për konspirim në prodhimin e municioneve Kineze në Shqipëri dhe shitjen e tyre Pentagonit. Akuzat mund të jenë të vështira për tu provuar. Një dëshmitar kyç i mundshëm Kosta Trebicka vdiq ne mënyra misterioze ne shtator. Trupi i tij u gjet i gjakosur në mes të një rruge me dhe, 30 metra nga fuoristrada e tij e dëmtuar lehtë.  Trebicka kishte një regjistrim (dëgjojeni ne  BrowardPalmBeach.com) në të cilin Diveroli thoshte se korrupsioni në këtë vend po rritet..., duke folur për kryeministrin dhe djalin e tij.
Në të vërtetë prokurorët federalë u tërhoqën nga çështja javën e kaluar duke lejuar në këtë mënyrë kthimin e 4,3 milionësh të Diverolit duke përfshire këtu dhe një mercedes 550, të cilat i ishin konfiskuar. Ndoshta edhe më domethënës është fakti se Diveroli tashmë është në lirim mbi garanci dhe kompania e cila ai zotëron mund të jetë përsëri në tregun e shitjes së municioneve, duke ja shitur vetë shtetit amerikan. Ky fakt është marre parasysh nga prokurorët dhe Kongresi Amerikan.
Diveroli vjen nga një familje e mbushur me trafikantë armësh dhe njerëzish të shenjtë. Daja i tij është një ndër 50 rabinët kryesorë në USA. Ai është akuzuar në vitin 1999 për shpërdorim të parave të bamirësve dhe disa nga këto para i ktheu përsëri. Në 2001 ai bashkëpunoi me të ëmën e Diverolit dhe Michael Jackson  në një shoqatë bamirësie me emrin ogurzi "Time for Kids" (Koha për Femije) e cila më pas falimentoi.
Diveroli u rrit në Majami dhe në moshën 16 vjeçare shkoi të punonte me një tjetër dajë, Bar-Kochba Boteach, i cili kishte një dyqan armësh në qendër të Los Anxhelesit. Dy vjet më pas në vitin 2004 ai plotësoi formularët në Nevada për krijimin e kompanisë Ammowarks e cila do të shfaqej së shpejti në një komunitet në Hollivud Florida. Më pas Diveroli lëvizi përsëri per ne Majami dhe filloi pune ne kompaninë e te atit AEY. Brenda një viti, ne moshën 19 vjeçare ai i zuri vendin si president i firmës. Se bashku me një shok të lagjes dhe një person i cili ishte përjashtuar dy here nga kolegji i quajtur David Packouz, ai mori si rrjedhojë një grumbull me kontrata qeveritare. Sipas Fedspending.org. në vitin 2001 AEY furnizoi ne shifra prej miliona dollarësh veshje dhe armatime agjencitë qeveritare.
Shumë shpejt AEY hyri ne listën e zezë te Departamentit të Shtetit. Sipas një raporti të Kongresit kjo firmë po hetohej për shkeljet e shumta te Kontratës se Eksportimit të Armëve dhe mashtrim mbi kontratën. Në bashkëngjitje ishte dhe akuza e standardeve të ulëta në 11 kontrata qeveritare. Sipas këtij raporti oficerët që po kontraktonin me AEY raportuan shpesh herë mbi cilësinë e ulët të armëve, armatimeve dhe pajisjeve, si dhe u ankuan shpesh në këtë kompani.  Por përsëri në janar 2007 AEY fitoi një kontratë 300 milion dollarëshe me ushtrinë amerikane për furnizimin me municione n Afganistan. AEY duhej të furnizonte policinë dhe ushtrinë vendase me shumicën e fishekëve te nevojshme.
Diveroli gjeti shumicën e municioneve në bollëkun dhe mërzitjen e armëve në Shqipëri. Shumë prej tyre ishin të datuara dekada më përpara dhe vinin nga Kina. Fatkeqësisht shitja e materialeve ushtarake kineze Pentagonit, është e jashtëligjshme për shkakun e embargos se vitit 1989. Diveroli dërgoi një e-mail drejtuar Pentagonit për te pyetur nëse mund ti furnizonte me municion kinez. Mbas përgjigjes negative, prokurorët federale i kërkuan Diverolit të hiqte etiketat dhe ta kalonte municionin si Hungarez.
Diveroli  dëgjoi dy te akuzuarit e tjerë te tragjedisë se Gërdecit për të ripaketuar municionin ne Aeroportin Nënë Tereza. Municioni nxirrej prej kutive te mbyllura dhe u hiqej shkrimi made in China. Më pas futej nëpër kuti kartoni dhe dërgohej në Afganistan. Shpesh fishekët përhapeshin gjatë transportit.
Ne kaseta, Diveroli i thotë Trebickës të korruptojë një nga paketuesit. dërgo një nga femrat e tua që ta palloje, Diveroli thotë ne regjistrimin e dërguar YouTube dhe cituar nga New York Times. Trebicka kishte frikë nga ndërhyrja e Pinarit dhe Mafia Boy të tij, por e siguroi Diverolin mbi vazhdimësinë e operacioneve që po kryenin. Nuk kaloi shumë kohë nga periudha e regjistrimeve dhe Trebicka u gjet i vdekur pranë Korcës. Qeveria Shqiptare vendosi për vdekje ne mënyre aksidentale, por disa pyetjeve mbi aksidentin nuk ju dha përgjigje.
Marsi i 2008 ishte dizastroz për Diverolin. Në datën  27, The Times akuzoi kompaninë e tij për thyerje të ligjeve federale duke furnizuar Pentagonin me municion kinez. Të nesërmen qeveria amerikane pezulloi AEY nga vazhdimi i mëtejshëm i kontratave. Në letrën qe deklaronte pezullimin oficerët e Pentagonit paralajmëruan se Diveroli mund të godiste përsëri: Është e arsyeshme të besojmë se Diveroli dhe AEY do të kërkojnë për punë të ngjashme në të ardhmen, si në mënyrë direkte ashtu dhe subkontrative.
 Në 6 mars 2008, (tre javë para ndërhyrjes se the Time) Diveroli kishte regjistruar Ammoëarks ne Florida. Zyrat qëndrore të kësaj kompanie gjendeshin në një apartament të shtresave të larta në Hollivud. Në prill ai u pikas në një çështje armësh në Malajzi. Por në qershor një juri federale ne Majami paditi Diverolin, David Packouz dhe dy anëtarë të tjerë të AEY për mashtrim dhe konspiracion. Diveroli ruajti dy kontrata qeveritare për muaj me pas. kontratat ishin për furnizim me AK-47 dhe pjesë ndërrimi, tha Glenn Furbish, një menaxher ë lartë  auditiv Inspektorati i Përgjithshëm Special për rindërtimin e Irakut (SIGIR).
SIGIR konfirmoi pagesën prej 10 milion dollarësh për këto dy kontrata. Me sa duket në periudhën që gjendej në akuzë, Diveroli u pasurua me lekët e qeverisë federale.
Në shtatorin e 2008, Ammoëarks u transferua në një tjetër vendndodhje. Ne listën e firmave të regjistruara në sportel emri i saj nuk figuronte.
Në fakt Ammowarks mund të jete një mburoje për AEY. Reg

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›