Sergi Roberto nderon Barçën me Almerian, Xavi gjen sërish suksesin

Me shumë vuajtje, Barcelona iu rikthye suksesit falë fitores 3-2 ndaj Almerias në raundin e mesjavës të La Ligës. Në Montjuic, katalanasit u barazuan dy herë, por fituan falë një dopiete nga Sergi Roberto (60′ dhe 83′) dhe Raphinha (33′). Golat e Baptistao (41′) dhe Gonzalez (71′) ishin të kotë për Almerian.
Më pas Iñaki Peña merr në dorë situatën dhe ruan suksesin me një super pritje, Sergi Roberto godet sërish traversën por rezultati nuk ndryshon: përfundon 3-2. Barcelona në kuotën e 38 pikëve, momentalisht -4 nga Reali dhe -6 nga Girona.