Seri e re e sulmeve në Pakistan

Bomba që ka shpërthyer pranë një stacioni të autobusëve, në veriperëndim të Pakistanit, u ka marrë jetën të paktën 25 pjesëtarëve të milicisë anti-talebane.
Shpërthimi, me gjasë i dirigjuar me telekomandë, goditi automjetet e milicisë në rajonin Khyber.
Sipas raporteve, mbi 25 persona të tjerë janë plagosur.
Ministria e Brendshme e Pakistanit tha se të paktën dy policë kanë humbur jetën, kur sulmuesit talebanë kanë qëlluar ndërtesat qeveritare në provincën Paktia.
I njëjti burim bën të ditur se beteja po vazhdon ende në kryeqytetin e provincës, Sharana.
Talebanët tashmë kanë marrë përgjegjësinë për sulmin. Zëdhënësi i tyre, Zabihollah Moxhahed, ka thënë se një grup sulmuesish vetëvrasës ka kryer operacionin.
Deklarata e Ministrisë së Brendshme konfirmon se talebanët kanë “pushtuar” edhe njërën nga ndërtesat qeveritare. Njoftohet se policia e ka rrethuar atë.