Amerikanët “supermenë” të Iranit, shpëtohet anija e dytë

Amerika përsëri “urgjencë” për Iranin. Një luftanije amerikane i erdhi në ndihmë një mjeti lundrues iranian dhe shpëtoi gjashtë marinarë, në operacionin e dytë të këtij lloji brenda javës, lajmëroi të martën Pentagoni.
”US Monomoy” dëgjoi një sinjal alarmi dhe shpëtoi antarët e bordit, në momentin kur anija e tyre po fuste ujë dhe po mbytej, në ujrat e Gjirit Persik.
Një prej marinarëve vuan nga djegie dhe është dërguar në klinikën e vendosur në luftanije, informoi një zëdhënës qeveritar.
Të enjten, marina amerikane shpëtoi 13 iranianë që ishin kapur nga piratët somalezë. Ndërhyrja e forcave detare në zonë solli largimin e piratëve nga anija e marrë peng, ndërsa iranianëve iu dhanë ushqime, karburant dhe medikamente për rrugën e kthimit.