Venezuela dhe Irani të bashkuar kundër “imperializmit”

Venezuela dhe Irani do të vazhdojnë së bashku të punojnë që ta ndërpresin marrëzinë imperialiste, e cila po përhapet me një fuqi të trishtueshme, të paparë deri më tani, deklaroi presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, në takimin me kolegun e tij iranian, Mahmud Ahmadinejad.
Chavez tha se Venezuela dhe Irani nga ana e SHBA-së po paraqiten si agresorë.
Ahmadinejad theksoi se bombat që të dy vendet i prodhojnë “janë të mbushura me dashuri”, përderisa Chavezi premtoi vazhdim të luftës, por luftës kundër varfërisë dhe urisë.
Chavez iu falënderua ndihmës iraniane me të cilën në Venezuelë u ndërtuan 14 mijë shtëpi, si dhe fabrika në të cilat prodhohen prodhime ushqimore, traktorë dhe automjete.
Ahmadinejad premtoi se të dy vendet përgjithmonë do të jenë së bashku", ndërsa Chavez e quajti Ahmedinejadin "kampion në luftën kundër imperializmit".