Francë, gjendet çifti rus i ngrirë në Mont Blanc
Çifti rus, i cili ishte zhdukur rreth një javë më parë , gjatë një përpjekjeje për të arritur në Mont Blanc të Francës, është gjetur i vdekur.
Zyrtarët thanë se trupat e pajetë të Tatjana Zaharova dhe Mihal Zaharov, ishin gjejtur në tendën e tyre “të vdekur nga hipotermia dhe mungesa e oksigjenit”, për shkak të sasisë së madhe të borës.
Çifti bashkëshortor rreth të tridhjetave, kishte provuar të ngjitet në majën e lartë 4807 metra, pavarësisht vështirësive nga moti i ftohtë dhe me borë. Ndërkohë mësohet se çifti Zaharov e kishte realizuar me sukses ngjitjen në Mont Blanc në verën e vitit 2010.