E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ivanov thërret krerët e partive politike

Pas mesazheve te qarta te marra gjate vizitës se tij ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës, presidenti i Maqedonisë Georgi Ivanov është vetëofruar si ndërmjetësues ne zgjidhjen e krizës politike ne Maqedoni. Kreu i shtetit ka thirrur një tryeze te përbashkët mes krerëve te te gjitha partive politike ne vend. Përveç kreut te partisë Demokratike shqiptare, Menduh Thaçi i cili ka bojkotuar takimin, ne këtë tryeze pritet te jene te gjithë liderët e partive te tjera opozitare. Sipas njoftimeve, Ivanov do te kërkojë ndërprerjen e bojkotit te parlamentit dhe kthimin e dialogut ne kuvend.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›