Sarkozi-Hollande debate per shpenzimet publike

Në një kohë që fushata ka hyrë në javën e fundit para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, kandidatët kryesorë Nicolas Sarkozy dhe Francois Hollande debatuan për planet e shpenzimeve publike.
Sarkozy akuzoi rivalin socialist se do të ndërhyjë në funksionimin e tregjeve, ndërsa lojtarët kryesorë financiarë kanë nisur të shqetësohen për ndikimin e zgjedhjeve në defiçitin e vendit.
Kriza e euros ka qenë një tjetër debat për kandidatët. Hollande është shprehur se rënia e besimit në aftësinë e vendeve për të paguar borxhet e tyre publike, nuk ka marrë fund. "Por,-tha ai,-Sarkozy është duke krijuar një profeci vetëpërmbushëse, duke nxitur frikën e tregjeve."Gjatë një fjalimi për biznesmenët, në qendër të Parisit, Sarkozy kritikoi premtimin elektoral të Hollande për të punësuar 64 mijë mësues, duke thënë se kjo do të reflektojë keq në zotimet e Francës për të mbajtur defiçitin nën kontroll. Sondazhet e fundit tregojnë se socialisti Hollande kryeson me 2 pikë diferencë në raundin e parë të votimeve .