E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grate e ambasadoreve leter bashkeshortes se Assad

Gratë e ambasadorëve të Gjermansë dhe Britanisë së Madhe në OKB, i kanë bërë thirrje Zonjës së Parë të Sirisë, Asma al-Assad që të ndalë bashkëshortin e saj e të mos e mbështesë më ne dhunen dhe gjakderdhjet ne vend. Videoja katër minutëshe, e postuar në Youtube, vendos përballë fotografi të Asmas, elegante e të bukur përballë dhe fëmijëve të vrarë. "Ne duam që ajo të ngrejë zërin për t'i dhënë fund dhunës. Kjo është ajo që ne duam. T'i jepet fund gjakderdhjes, tani. Ne e dimë që ky është një rrezik për ty, por merre përsipër këtë",-tha Huberta von Voss-Ëittig, bashkëshortja e ambasadorit gjerman.

Video përmban dhe pamjet e fëmijëve të plagosur si pasojë e sulmeve dhetregon se ata mund të ishin fëmijët e saj. Pamjet i bëjnë thirrje të gjithë botës që me anë të një peticioni në internet t’i kërkojnë asaj të ndalë bashkëshortin e saj.

Asma Assad ka qenë shpesh i portretizuar në mënyrë të favorshme nga mediat perëndimore. Para se kryengritja sirian filloi në mars të vitit 2011, Asma Assad ka ndihmuar në promovimin e imazhit ndërkombëtar të qeverisë së burrit të saj dhe shpesh ka zënë kopertinat e revistave më prestigjoze të botës. Por, në shkurt të vitit 2012 gazeta britanike “The Guardian” botoi e-mail nga adresat private të familjes.

Në një kohë që qindra fëmijë humbnin jetën çdo ditë zonja e parë e Sirisë bënte pazar online për stoli dhe këpucë nga më të shtrenjtat.
Diplomatët thonë se kjo ka qenë një iniciativë e vetë grave. Si pasojë e dhunës që nisi vitin e kaluar në Siri, janë vrarë mbi 9 mijë persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›