E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimi i Madh i Kinës, Vettel niset i pari

Sebastian Vettel do te niset i pari ne Cmimin e Madh te Kines ne Formula 1. Gjermani ka regjistruar kohen me te shpejte ne pisten e Shangait, duke i dhene skuderise se tij Red Bull pole-position e katert radhazi ne kete Boteror. Vettel e ndali kronometrin ne kohen 1.34.558, duke lene pas shokun e tij te skuadres Mark Webber. Dy pilotet e Red Bull, te cilet u renditen ne vendin e pare dhe te dyte ne Cmimin e Madh te Malajzise kane konfirmuar edhe nje here formene shkelqyer ne kete sezon te Formula 1.

I treti ne cirkuitin kinez do te niset piloti i Ferrarit, Fernando Alonso. Dy here kampioni i botes, la pas pilotin gjerman te skuderise Mercedes Nico Rosberg. Nga vendi i peste dhe i gjashte do ta nisin garen makinjat McLaren me kampionin e botes ne fuqi Janson Button dhe Lewis Hamilton. Dy anglezet, megjithese ishin te shpejte ne provat e lira, nuk treguan te njejten gje ne provat zyrtare te Cmimit te Madhe te Kines.

Vetem kosha e shtate me e mire per kryesuesin e renditjes pas tre garave te para, Felipe Masa. Piloti i Ferrarit do te paraprije ne nisje pilotin e Renault Robert Kubica, nderkohe qe dhjeteshja e pare plotesohet me Mercedesin e shtate here kampionit te Botes Michael Schumacher dhe makinen Force India te Adrian Sutil.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›