E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A, Inter fiton titullin e 18-të kampion

MILANO- Inter është shpallur kampion i Italisë për herë të pestë radhazi dhe për here të 18-të në historinë e tij, falë fitores në Siena (0-1) të dielën, në javën e 38-të e të fundit të kampionatit.
Dhjetë ditë pas suksesit të parë në Kupën e Italisë, ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho synon të realizojë fitoren e tretë historike në Itali, pasi do të diskutojë finalen e Ligës së Kampioneve përballë Bayern, më 22 maj në Madrid.

Goli i fitores u shënua në pjesën e dytë nga sulmuesi argjentinas, Diego Milito (57), autor i golit të 22-të në këtë sezon në Seria A.
Roma, që fitoi me Kievo (0-2) në Verona, përfundoi në vendin e 2-të dhe do të shoqërojë Interin në sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampioneve, ashtu si dhe Milani (3) dhe Sampdoria (4).
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›