AKKP: Fondi për kompensim nuk do të digjet
Fondi buxhetor për kompensimin financiar të pronarëve nuk do të rrezikojë më të digjet si cdo vit. Drejtori i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Elvis Cefa tha se shuma e pashpërndarë do të mbartet në fondin special të kompensimit i cili mund të përdoret në cdo kohë.
“Tani është eleminuar përfundimisht frika e djegies së findeve në fund
të vitit buxhetor. Me këtë ligj fondet që nuk përdoren brenda vitit
kalendarik vazhdojnë dhe akumulohen në fondin special të Kompensimit të
Pronave dhe bën të mundur për AKKP përdorimin në çdo kohë të këtyre
fondeve pa asnjë lloj kufizimi” tha Cefa.
Projektligji i ri i cili u miratuan në komisionin e ligjeve i jep të
drejtë agjensisë të plotësojë fondin për kompensim dhe me të ardhura nga
donatorë dhe shitjet e vetë akkps, përvec parave të përcaktuara nga
buxheti i shtetit.
Elona Gjylmi