E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Borxhi i qeverisë, faturë mbi shqiptarët

Partia Socialiste kritikoi qeverine per marrjen e borxhit duke deklaruar se fatura e shlyerjes se tij  rendon mbi shqiptaret. Ministria e Financave njoftoi për emetimin e Eurobonove me një vlerë prej 300-350 milionë eurosh, rreth 200 milionë prej të cilave do të shkojnë për shlyerjen e një borxhi të mëparshëm, ndërsa pjesa tjetër për të financuar nevojat e buxhetit.

Ministria e Financave e ka quajtur këtë operacion të huamarrjes publike
të Shqipërisë një sukses, që do të ndihmojë ekonominë shqiptare, por në
fakt ky borxh i ri provon edhe njëherë keqmenaxhimin e vazhdueshëm që i
ka bërë ekonomisë së vendit qeveria e Sali Berishës. Së pari, qeveria
nuk ka pse ta konsideroje si sukses marrjen e një borxhi, në një moment
kur nuk është në gjendje të na argumentoje se si do ta ndihmojë
ekonominë shqiptare ky borxh i ri, që po i bëhet dhuratë nga qeveria e
Sali Berishës; një borxh i cili nuk do të shlyhet nga xhepi i Berishes,
por nga xhepat e qytetarëve shqiptarë” tha Kodheli.

Dorian Kodra

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›