Seria A Inter rihap garen per titullin

Inter ka mundur 3-2 Cezenën në ndeshjen e parë të prapambetur, duke ngushtuar në gjashtë pikë diferencën me kryesuesit e Milanit. Skuadra e Leonardos ka dhe një ndeshje më shumë për të luajtur, ndërsa pas suksesit të fundit kampionati italian mund të quhet krejtësisht i hapur.
Intër do të gjente golin e avantazhit në minutën e 14-të, falë një insistimi të gjatë të sulmuesit Samuel teo në zonën e Cezenën. Goli shpejtë dhe dyfishimi me argjentinasin Diego Milioto vetëm pas një minute lojë dha përshtypjen e një ndeshjeje të mbyllur përpara kohë. Por ndryshe nga parashikimet Cezena do të kthehej në lojë në minutën e 23-të.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani do të dergonte topin në rrjetë me një gjuatje te saktë brenda zonës, duke rihapur ndeshjen. Cezena do të surprizonte sërish, këtë herë me golin e barazimit që do të mbante firmën e Xhakerinit në minutën e 29-të. Inter do të kalonte shokun dhe në kohën shtesë të pjesës së parë do të kthehej serish në avantazh. Mbrojtëesi rumunj Kivu do të shënonte golin e tretë, që do të vuloste përfundimisht suksesin e Interit, i cili me vetëm gjashtë pikë më pak se Milani, por me një ndeshje më shumë për luajtur, është kthyer bindshëm në garën për titullin kampion në Itali.
Nertan Prifti