E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Nuk i hap rruge Edi Rames. Akuzoi pa fakte 20 mije komisionere

Nga Berati ku mori pjesë në 20- vjetorin e Partisë Demokratike të këtij qyteti Kryeministria Sali Berisha lëshoi akuza të tjera në adresë të socialistëve. Zoti Berisha tha përpara beratasve se opozita shfrytëzoi të gjitha energjitë për të penguar përparimin e vendit dhe heqjen e vizave.

“Bënë çdo gjë. Bojkotuan parlamentin në mënyrë që të bindnin Europën se ky vend nuk bëhet. Ndërmorrën grevën e urisë, grevën e orgjisë sepe hanin rregullisht dhe pa ndërprerje. Ndërmorrën vallen e kutive: hap kutitë të çlirosh vizat” tha  Berisha.

Por kryeministri nuk harroi edhe të tjera sulme në adresë të kreut të Partisë Sociliste Edi Rama duke theksuar se nuk do të hap rrugë përpjekjes së tij për të mohuar me çdo mënyrë zgjedhjet e lira të 29 qershorit.

“Në qoftë se ti, Edvin Kristaq Rama, për dy vjet me rradhë, akuzon votën e shqiptarëve, akuzon pa asnjë fakt votën e 20 mijë komisionerë socialistë, atëherë edhe unë mor shoku Edvin para se të jem kryeministër, para se të jem kryetar i PD, jam qytetar i këtij vendi dhe nuk mund të akuzosh kurrë pa fakte dhe unë nuk të hap rrugë ty” tha Berisha.

Duke shfrytëzuar festën e demokratëve në Berat kreu u qeverisë u premtoi qytetarëve se do të vazhdoj puna për boshtin e jugut dhe rikonstruksion e rrugës Lushnje- Berat.

Aurela Papadhima Azhornuar së fundi ( e enjte , 20 janar 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›