Rama Nuk duam pushtet me dhune. Berisha te lere doreheqjen ne tryeze
Kryetari i opozites Edi Rama ka hedhur poshte deklarimet e ministrave dhe ish ministrave ne kabinetin Berisha per organizim te dhunshem te demostrates. Keto jane deklarime te frikes se pushtetit qe ka vjedhur popullin e tij, deklaroi rama nje dite perpara demostrates.
"LLogarinë populli e kërkon sot ende përmes nesh, përmes opozitës. Për sa kohë ndodh kështu nuk ka as dhunë, as trazira as shkatërrim, po ka demostrim popullor të vullnetit të sovranit, për ti hapur rrugë gjykimit të vetë me zgjedhje të reja, për të kërkuar largimin e qeverisë. Kjo që po them është një e vërtetë e thjeshtë, historike dhe gjithnjë aktuale. Kjo do të thotë që opozita jonë nuk do të jetë dot edhe për shumë kohë kur flas me jave, jo me muaj e me vite, diga që ruan qeverinë nga përmbytja e pashmangshme e zemërimit popullor në kushtet kur qeveria nuk ka sy e vesh po vetëm gojë për të provokuar popullin e vet, sic po ndodh këto ditë", tha Rama.
Kryetari i opozites sqaroi se kampi i tij politik nuk kerkon nderrimin me dhune te pushtetit, por zgjidhje politike permes zgjedhjeve te parakohshme. Por ai riapeloi ne drejtim te kreut te qeverise te mos e vonoje kete zgjidhje pasi zemerimi i popullit eshte rritur dhe deri tani ai eshte menaxhuar nga opozita, qe nuk do te jete dhe per shume kohe ne kete pozicion mes ballafaqimit te popullit me qeverine.
"Përmes demostratave ne nuk kërkojmë as përmbysjen e pushtetit me dhunë, as marrjen e pushtetit pas zgjedhjeve, ne kërkojmë thjesht dhe vetëm largimin e kësaj qeverie, rikthimin e gjendjes demokratike në Parlament, garantimin e votës së qytetarëve dhe zgjedhjet e reja ku të fitojë ata që populli zgjedh, jo atë që nuk e lënë popullin të zgjedhë", vijoi ai.
Rovena Mocka