Sytë mbyllur

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka thënë se nuk mund ta shikojë Ligën e Kampionëve pas eliminimit të ekipit të tij në rrethin e dytë të garës për sezonin e gjashtë me radhë.
“Nuk më pëlqen t’i shikoj ndeshjet e Ligës së Kampionëve sepse nervozohem kur e di se ekipi ynë është dashur të vazhdojë garën, por jemi eliminuar për shkak të fajit tonë”, tha Ronaldo gjatë një interviste me televizionin publik TVE.
“Kemi bërë gabime, unë, futbollistët e tjerë, ne duhet të marrim mësim nga kjo. Kemi humbur, tani duhet t’i ngrehim kokat lart dhe të mendojmë se çka duhet të bëjmë më mirë vitin tjetër”, shtoi reprezentuesi portugez. Eliminimi nga Olympique Lyon vërehet se ka goditur fuqishëm gjigantin madrilen.
“E konsideroj veten që jam fitues, gjithmonë mundohem të shkoj përpara. E kam ditur se do të jetë shumë vështirë, asgjë në jetë nuk është e lehtë. Nëse do të ishte lehtë, nuk do të lindnim duke qarë”, u shpreh ai.
Gjiganti madrilen nuk ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga viti 2004. Ronaldo, 25 vjeç, ka thënë se është optimist se Reali, që është kryesues në La Liga me pikë të barabarta me Barcelonën, do të fitojë kampionatin spanjoll këtë sezon. “E dimë se kemi edhe tetë ndeshje të cilat duhet t’i fitojmë, andaj është e vështirë, por besoj se mund ta arrijmë”, theksoi ai.
Kampioni i Evropës dhe i Spanjës, Barcelona, dhe lideri Real kanë nga 74 pikë, ndërsa Valencia e treta, ka 21 më pak. Barcelona është e dyta në bazë të golaverazhit. Real takohet me Racing Santanderin të dielën, derisa kërkon fitoren e 12-të të njëpasnjëshme në ligë. Ronaldo u bë futbollisti më i shtrenjtë në histori, pas transferimit nga Manchester United në Real Madrid në korrik 2009 për 94 milionë euro.